27 Dhjetor 2024

Stefanoviq: Njësitë e policisë se Kosovës të tërhiqen

Beograd, 26 korrik - Shefi i ekipit negociator të Serbisë, Borko Stefanoviq, ka thënë se janë në pritje të përgjigjes së Prishtinës në lidhje me ofertën e palës serbe- që njësitë e policisë të tërhiqen nga postblloqet që i kanë marrë mbrëmë, në mënyrë që serbët të zhbllokojnë rrugët.

Stefanvoiqi, së bashku me ministrin serb për Kosovën, Goran Bogdanoviq, kanë arritur mbrëmë në Kosovë, pas informacioneve për aksionin e policisë së Kosovës dhe pas grumbullimit të qindra serbëve në veri, të cilët përpiqeshin që të pengojnë njësitë sepciale të policisë që të vendosën në portën 1, përkatësisht në pikën kufitare të Jarinjes.

"Komandanti i KFOR-it aktualisht po konsultohet me kryeministrin Hashim Thaci, sepse ai nuk ka përgjegjësi që të tërheqë njësitë speciale të Policisë së Kosovës", ka thënë për mediat serbe, Stefanoviq.

Mediat serbe njoftojnë se Bogdanoviq dhe Stefanoviq gjatë natës janë takuar në Leposaviq me komandantin e KFOR-it, Erhard Byler, nga i cili kanë kërkuar kthimin e gjendjes së mëparshme, gjegjësisht, tërheqjen e forcave kosovare, në mënyrë që serbët lokalë të zhbllokojnë rrugët. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)