Stefanoviq: Mospajtimi i Kosovës me marrëveshje, i dëmshëm
Beograd, 4 gusht - Shefi i ekipit të Serbisë në bisedimet me Kosovën, Borisllav Stefanoviq, deklaroi se nëse është e vërtetë se qeveria e Kosovës nuk pajtohet me marrëveshjen e arritur ndërmjet KFOR-it dhe zyrtarëve serbë, kjo do të ishte shumë e dëmshme për stabilitetin e përgjithshëm.
Ai mbrëmë vonë, për mediat serbe, vlerësoi se marrëvshja e arritur ndërmjet komandantit të KFOR-it, Erhard Byler, dhe zyrtarëve serbë, Borisllav Stefanoviq e Goran Bogdanoviq, në masë të madhe është i mirë për qetësimin e situatës dhe kthim në procesin e bisedimeve.