Stefanoviq: Dialgu me Kosovën vazhdon
Beograd, 11 dhjetor - Shefi i ekipit negociator të Serbisë, Borisllav Stefanoviq, ka thënë se vendimi i Këshillit të Europës për tia shtyrë statusin e kandidatit Serbisë nuk do të ketë ndikim në rrjedhën e dialogut me Prishtinën, raportojnë mediat serbe..
Ai ka theksuar se pa marrë parasysh për rrjedhën e eurointegrimeve, të cilat janë proces i gjatë që herët apo vonë do të japin rezultat, dialogu me Prishtinën është gjithnjë prioritet i Qeverisë së Serbisë dhe këtu duhet të gjendet zgjidhja.
Sipas tij është e sigurt së Prishtinës më shumë i konvenon Serbia e dobësuar dhe e izoluar, por edhe atmosfera e konfliktit konstant të intensitetit të ulët në veri të Kosovës.
Stefanoviq, sipas mediave serbe, ka theksuar se askujt në Serbi nuk i konvenon largimi nga bashkësia ndërkombëtare, pa marrë parasysh në mos përsosjen e modelit të qeverisjes, të cilin ajo e aplikon në Kosovë.
Edhe Stefanoviq, njëjtë si presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, ka theksuar se ekziston ideja se si duhet të zgjidhet problemi i Kosovës, por nuk ka përmendur hollësi rreth kësaj çështjeje.