Stefanoviq: Bisedimet po zhvillohen sipas Kushtetutës serbe
Beograd, 1 prill - Shefi i delegacionit të Serbisë në dialogun Kosovë - Serbi, Borko Stefanoviq tha se bisedimet po zhvillohen në harmoni me Kushtetutën e Serbisë.
Sipas tij, në takimin e ardhshëm, në mesin e muajit, pritet të mbyllen temat e filluara në dy takimet e para. Bisedimet e filluara me 8 mars, lehtësohen nga Bashkimit Evropian.