10 Janar 2025

Stefanoviq: Bisedimet me Prishtinën pas procesit zgjedhor në Serbi

Beograd, 5 prill - Shefi i delegacionit serb Borisllav Stefanoviq ka deklaruar se me Prishtinën do të ulet në të njëjtën tryezë bisedimesh në Bruksel pas përfundimit të procesit zgjedhor në Serbi dhe pas formimit të qeverisë së re.

“Jemi në kontakte të vazhdueshme me ndërmjetësin e BE-së në dialog, Robert Kuperin. Konsultimet po vazhdojnë, edhe pse nuk ka takime zyrtare në Bruksel. Ne jemi të gasthëm që sa më shpejt të arrijmë marrëveshje për çështjet tjera të hapura, sapo të rinisë dialogu”, ka thënë Stefanoviq, për gazetën “Novosti”.

Gazeta thotë se pauza e dialogut mund të zgjasë deri kah gjysma e shtatorit, sepse atëherë mbaron afati i fundit kohor, kur parlamenti i ri, që konstituohet më 11 qershor, të zgjedhë qeverinë e re.

BE-ja ka kërkuar që në raundet e ardhshme të zgjidhen çështjet si telekomunikacioni dhe energjia.

Deri më tash janë zhvilluar nëntë raunde të bisedimeve, në të cilat janë arritur shtatë marrëveshje.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)