Stefanoviq: Arrestimi i Veselinoviqit dëshmon sundimin e ligjit
Beograd, 21 dhjetor - Borisllav Stefanoviq, shef i ekipit serb për bisedime me Kosovën, duke komentuar arrestimin e Zvonko Veselinoviqit, ka thënë se për Serbinë gjithmonë ka qenë me rëndësi që ta zbatohet sundimi i ligjit.
Sipas tij, secili për të cilin ka dyshime për krime, duhet të dëshmohen para ligjit.
Shteti serb me këtë rast e ka dëshmuar efikasitetin e vet, u tha Stefanoviq gazetarëve pas tryezës së rrumbullakët të debatit, të titulluar Lëvizja e lirë e njerëzve dhe e mallrave mes Serbisë dhe Kosovës.
Ai ka bërë të ditur se bisedimet me Prishtinën do të vazhdojnë pas Vitit të Ri.