Stefanoviq akuzon opozitën serbe për Kosovën

Beograd, 26 shtator - Shefi i delegacionit serb në bisedimet me Kosovën, Borisllav Stefanoviq, ka akuzuar opozitën serbe se ka për qëllim \"të shkaktojë kolapsin e politikës shtetërore ndaj Kosovës\".
\"Është e vërtetë se në veri mbizotëron atmosferë e keqe, për shkak të mesazheve të ndryshme nga Beogradi. Mendoj se një pjesë e opozitës është shumë aktive, për shkak të zgjedhjeve të ardhshme\", transmetojnë mediat serbe deklaratën e Stefanoviqit.
Ky i fundit tha se Serbia, me marrëveshjen për tregtinë e mallrave me Kosovën, ka fituar më shumë seç ka fituar Beogradi politikisht në dhjetë vjetët e fundit, kur politikanët, sipas tij, \"kanë bërë fotografi dhe kanë përsëritur frazat e njëjta\".