10 Janar 2025

Stefanoviç: Tre kushtet e BE-së për Serbinë

Beograd, 31 gusht - Shefi i ekipit serb në bisedimet e deritanishme me Kosovën Borislav Stefanoviç ka deklaruar se marrëveshjet për energjinë dhe telekomunikacionin si dhe pezullimi i institucioneve serbe në veri të Kosovës janë disa nga kushtet për Serbinë për marrjen e datës së fillimit të bisedimeve për anëtarësim në BE.

Në një intervistë për gazetën “Danas”, Stefanoviç ka theksuar se nëse fillojnë bisedimet politike, ato duhet të përfshijnë edhe manastiret dhe kishat, veriun e Kosovës dhe pasurinë dhe të drejtat e serbëve në pjesën jugore.

“Mendoj se presidenti Nikoliç do të ulet me Jahjagën ose kryeministri Daciç me Thaçin dhe të arrijnë marrëveshjen kornizë, ndërsa dialogun do ta udhëheqin ekipet e tyre”, ka thënë Stefanoviç.

Stefanoviç ka shtuar se në bisedimet e kaluara, shefja e ekipit kosovar Edita Tahiri nuk ka dashur të flitej për të drejtat speciale të manastireve në pjesën jugore, pasi ajo ato i konsideron trashëgimi të Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)