Stefanoviç: Të vazhdojnë diskutimet me KFOR-in
Beograd, 29 korrik - Shefi i delegacionit të Serbisë në bisedimet me Kosovën, Borisllav Stefanoviç, tha se gjëja më e rëndësishme është që të vazhdojnë diskutimet me komandantin e KFOR-it, Erhard Byler.
Ai shprehu shpresën se kreu i forcës paqeruajtëse do të ndryshojë qëndrim në lidhje me zbatimin e vendimit të Prishtinës në pikat kufitare në veri.
Shpresojmë se Byhler do të dalë me një pozicion të ri. Nëse jo, ne në çdo rast do të vazhdojmë bisedimet me komunitetin ndërkombëtar për të gjetur një zgjidhje të këtij problemi, ka theksuar ai.
Po ashtu, shefi i delegacionit të Serbisë në bisedimet me Kosovën, ka deklaruar se tashmë janë dy detyra për ta. Të gjidhim këtë krizë dhe, e dyta, kur kjo të realizohet, t`u kthehemi të gjitha marrëveshjeve të mundshme, për të bërë një zgjidhje të përhershme, është shprehur Stefanoviç.
KFOR-i ka vënë nën kontroll pikat doganore në veri të Kosovës, pas incidenteve të së mërkurës kur një grup serbësh dogji pikën doganore në Jarinë.
Forca shumëkombëshe tha se i ka deklaruar dy pikat kufitare në kufirin Kosovë-Serbi zona të kufizuara ushtarake dhe ka tërhequr vërejtjen se do të përdorë armë vdekjeprurëse.