Stefanoviç: Të jemi të durueshëm të mos rrezikojmë interesin tonë
Beograd, 2 shtator - Në rrethin e ri të bisedimeve në Bruksel gjasat më të mëdha për tu arritur marrëveshje ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës janë kadastra dhe vula doganore, ka thënë shefi i ekipit negociator serb, Borisllav Stefanoviç.
Në një intervistë për mediat serbe, ai ka thënë se presim të arrijmë marrëveshje për kadastrën, telekomunikacionin, por edhe për vulat doganore. Duhet të jemi të durueshëm, duke mos rrezikuar interesin tonë, ka thënë Stefanoviç.