25 Dhjetor 2024

Stefanoviç sot viziton Kosovën

Beograd, 11 maj - Shefi i delegacionit serb në bisedimet me Prishtinën, Borislav Stefanoviç, do të vizitojë sot Kosovën, ku do të takohet me zyrtarë të lartë të shtetit të Kosovës.

Lajmi bëhet i ditur nga AFP-ja e cila citon një burim qeveritar në Beograd.

Sipas këtij burimi, Stefanoviç do të qëndrojë në Prishtinë, ku do të takojë homologen e tij nga bisedimet, zëvendëskryeministren Edita Tahiri dhe udhëheqësit e Kosovës, si dhe përfaqësuesit e pakicës serbe.

Vizita është pjesë e përgatitjeve për raundin e katërt të bisedimeve Prishtinë-Beograd që pritet të mbahen nga mesi i këtij muaji në Bruksel.

Para ardhjes së tij në Prishtinë, Stefanoviç ka thënë se do të ishte mirë që negociatorët të takoheshin më shpesh, e jo vetëm zyrtarisht në Bruksel, duke e marrë në konsideratë numrin e madh të problemeve me të cilat të dy palët janë përballur.


Nderkaq Presidenti Boris Tadiq tha se vizita e shefit të ekipit negociator serb në Kosovë mund t’i kontribuojë atmosferës në dialogun Prishtinë-Beograd.

“Është mirë që Borko Stefanoviq shkon në Prishtinë t’u sqarojë institucioneve të Prishtinës se cilat janë qëllimet e Republikës së Serbisë, të përpiqemi të gjejmë disa qëllime të përbashkëta në tërë procesin e dialogut, i cili nuk është aspak i lehtë”, tha Tadiq.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)