Stefanoviç shpjegon marrëveshjen e arritur
![Stefanoviç shpjegon marrëveshjen e arritur](http://ekonomia.info/repository/images/main/Edita_Tahiri_and_Borko_Stefanoviq.jpg)
Beograd, 6 korrik - Deklaratat e kryenogociatores Edita Tahiri, se Kosova po përfiton nga bisedimet me Serbinë, se arritja e marrëveshjeve është rrugë drejt njohjes së pavarësisë nga Serbia, hidhen poshtë plotësisht nga kryenegociatori serb Borko Stefanoviç.
Në një intervistë dhënë për gazetën serbe Blic, Stefanoviç ka dhënë detaje të arritjes së marrëveshjeve, ku tregon se Serbia vazhdon të mos i njohë as targat me gërma të Republikës të Kosovës, as pasaportat e Kosovës e as diplomat e Universitetit të Prishtinës, për të cilat para disa ditësh është arritur marrëveshja mes të dyja palëve.
Madje ai ka thënë se gjatë bisedimeve me palën shqiptare, i është dukur se po flet me njerëz të një planeti tjetër, duke i quajtur kërkesat e Kosovës të papranueshme e të parealizueshme.
Serbia ka pranuar marrëveshjen për lëvizjen e lirë, por jo duke njohur dokumentet e Kosovës, kështu që sipas Stefanoviç, qytetarët e Kosovës do të mund të përdorin në Serbi letërnjoftimin e Kosovës, por vetëm nëse atij dokumenti në ndalesën administrative do t`i bashkëngjitet edhe një karton i lëshuar nga Ministria e Brendshme e Serbisë.
Ne do të pranonim pavarësinë e njëanshme të Kosovës, vetëm sikur të kishim arritur marrëveshje që në dokumentet e Kosovës të vendosim vulën serbe, por kjo nuk ka ndodhursqaroi Stefanoviç përsa u përket targave, ai ka thënë se marrëveshja parashikon që në Serbi të mund të përdoren vetëm tabelat që janë nxjerrë nga UNMIK-u, e në të cilat shkruhet KS kurse ato me RKS nuk mund të përdoren.
Për çështjen e kadastrit, Stefanoviç ka thënë se kjo temë do të bisedohet takimin e radhës pasi që Beogradi njëherë ka kërkuar që të formohet një ekip punues lidhur me këtë temë.