26 Dhjetor 2024

Stefanoviç: Serbisë nuk i është kërkuar ta njohë Kosovën

Beograd, 23 qershor - Njohja e pavarësisë së Kosovës nuk është kusht që Serbia të anëtarësohet në Bashkimin Europian.

Kështu është shprehur Shefi i ekipit serb negociator Borko Stefanoviç për mediat serbe ndërsa ka shtuar se nuk ekziston asnjë formë për ta detyruar Serbinë ta njohë Kosovën.

“Askush nuk kërkon nga Serbia që ta njohë Kosovën, dhe këtë nuk do ta bëjmë, sepse nuk ekziston ndonjë formë që do ta detyronte Serbinë që ta bëjë këtë” theksoi Stefanoviç.

Në të njëjtën kohë duke folur për dialogun Kosovë-Serbi, ai ka thënë se rezultatet e para konkrete të dialogut, Prishtinë-Beograd mund të priten në fillim të muajit të ardhshëm në raundin e ardhshëm të delegacioneve në Bruksel.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)