Stefanoviç: Së shpejti informacione për fillimin e bisedimeve
Beograd, 28 shkurt - Shefi i ekipit negociator serb në bisedimet Prishtinë-Beograd, Borisllav Stefanoviç, ka deklaruar se pret që së shpejti të fillojnë bisedimet me palën kosovare, dhe se Beogradi është i gatshëm për këto bisedime.
Stefanoviç tha gjithashtu se temat e rendit të ditës së këtyre bisedimeve janë në formim e sipër, dhe se kështu do të jetë deri në fillimin e bisedimeve.
"Rezultati do të jetë i tillë që në afatin më të shkurtër të fillojmë t`i zgjidhim problemet më të mëdha. Shqiptarët duhet të jenë të vetëdijshëm se ne në Beograd i shohim ata normalisht si qytetarët tanë", ka thënë Stefanoviç në një tryezë të rrumbullakët në Beograd