Stefanoviç: Prishtina fitoi atë që dëshiroi
Beograd, 27 korrik - "Pas kësaj që ka ndodhur, mund të them vetëm se Prishtina ka fituar atë që ka dashur". Kështu ka deklaruar në Jarinje, shefi i grupit negociator të Beogradit, Borisllav Stefanoviç, ndërsa ka shtuar se para nesh, është një natë e gjatë përplot pasiguri.
Kjo që ka ndodhur është vepër e ekstremistëve dhe sigurisht nuk do të ndihmojë në përpjekjet që problemin ta zgjidhim ashtu si kemi dashur ne, ka thënë Stefanoviç.
Në këtë pikëkalim, na është dashur sot të zhvillojmë raundin e ri të bisedimeve me gjeneralin Buhler, ka shtuar ai, duke vlerësuar se bisedimet kanë qenë në prag të arritjes së marrëveshjes përfundimtare.
Pas kësaj që ka ndodhur, mund të them se Prishtina ka fituar pikërisht atë që ka dashur. Para nesh është një natë përplot pasiguri, ka theksuar Stefanoviç.