17 Maj 2024

Stefanovic pret që të rinisë shpejtë dialogu me Kosovën

Prishtinë, 2 nëntor - Kreu i ekipit negociator serb për bisedime me Prishtinën, Borislav Stefanovic, tha se pret që të rinisë shpejtë dialogu me Prishtinë, ndërsa ka thënë se është i papranueshëm kushtëzimi që për fitimin e statusit të kandidatit të Serbisë në BE, të eliminohen strukturat paralele serbe në veriun e Kosovës.

“Natyrisht, kjo nuk është e pranueshme”, ka thënë Stefanovic në një intervistë për të përditshmen gjermane Tageszeitung.

Në pyetjen nëse kjo do të ndodhë kundër vullnetit të Serbisë, Stefanovic tha se kjo mund të ndodhë vetëm me forcë dhe se kjo zgjidhje “nuk do të jetë e qëndrueshme në aspektin afatgjatë”.

“Këtë na e mëson historia e Kosovës. Edhe Bashkësia ndërkombëtare e di se vullneti i serbëve, të cilët kryesisht jetojnë në komunat veriore të Kosovës, nuk mund të injorohet”, ka thënë Stefanovic, duke shtuar se të gjitha strukturat në veri, ekzekutive dhe gjyqësore, “duhet të jetë organe shtetërore të Republikës së Serbisë ose të serbëve lokalë”.

I pyetur nëse Beogradi ka ndikim tek përfaqësuesit politikë lokalë serbë, ai tha se “njerëzit dëgjojnë çka u thotë shteti amë”. Ndërsa, kur është fjala te vazhdimi i dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës, ai shprehu bindjen se kjo së shpejti mund të ndodhë.

“Ne po bisedojmë me përfaqësuesit e SHBA-ve dhe BE-së për një kompromis që në kalimet alternative në Bërnjak dhe Jarinjë të rregullohet trafikut i mallrave dhe udhëtarëve. Kur gjendet zgjidhja, ne e vazhdojmë dialogun”.

I pyetur nëse zyrtarë të doganave të Kosovës mund të qëndrojë në pikëkalimet kufitare, Stefanovic tha se ata tashmë janë atje.

′′Detyra jonë është që për këtë situatë të gjendet një zgjidhje′′, ka thënë Stefanovic, për të shtuar se problemi për të cilin përgjegjës është Qeveria në Prishtinë nuk qëndron vetëm te doganierët, “por edhe te imponimi i njëanshëm i zgjidhjes për çka nuk angazhohen në negociata′”.

Në pyetjen nëse kjo bëhet me mbështetjen e KFOR-it dhe EULEX-it, Stefanovic përgjigjet: ′Veriu i Kosovës një kohë të gjatë e ka treguar veçantinë e saj: aty jeton një komunitet kompakt serb, që nuk e pranon pavarësinë e Kosovës dhe nuk duan t’u nënshtrohen institucioneve të Kosovës. Detyra e shtetit serb është që të mbështesë interesat legjitime të këtij komuniteti”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)