07 Janar 2025

Stefanoviç: Përfaqësimi i Kosovës nuk mundet pa Rezolutën 1244

Beograd, 11 janar  - Kreu i ekipit serb në bisedimet me Prishtinën, Borislav Stefanoviç, ka deklaruar se nuk është arritur marrëveshja për përfaqësimin e Kosovës në takimet rajonale dhe ndërkombëtare.

"Për Serbinë është i papranueshëm përfaqësimi që nuk përfshinë Rezolutën 1244”, ka thënë Stefanoviç për gazetën “Politika”.

Ai thotë se shtypi në Prishtinë merret me insinuata, duke shtuar se ka biseduar vetëm “për modalitete” për përfaqësimin e Kosovës.

"Në thelb, secili prej këtyre modaliteteve nënkuptonte prekjen e Rezolutës 1244, sepse marrëdhëniet mes Beogradit dhe Prishtinës nuk janë bilaterale, meqë Kosova nuk është shtet”, shton Stefanoviç.

Duke theksuar se për përfaqësimin e Kosovës në takimet rajonale dhe ndërkombëtare flitet me komunitetin ndërkombëtar, "i cili në thelb është duke u përpjekur për të përafruar qëndrimet e të dy palëve", ai tha se veprimtaria e bashkësisë ndërkombëtar duhet t`i drejtohet Prishtinës.

"Prishtina duhet të heq dorë nga kërkesat maksimale dhe nga kërkesa për të eliminuar rezolutën që paraqet një themel të vlefshëm të raporteve ndërkombëtare ndaj Kosovës dhe përfaqësimit të saj” shton Stefanoviç.

Gazeta “Politika” shkruan se forumi i Lëvizjes Evropiane në Serbi ka bërë një analizë të politikës serbe, sipas së cilës mospjesëmarrja e përfaqësuesve serbë në takimet ku janë edhe përfaqësuesit e Kosovës, është e panevojshme dhe dëmshme.

Duke komentuar këto pikëpamje, Stefanoviç tha se kjo analizë është në gjurmë të gabuara.

"Kjo nuk është fjala për njohjen. Ne e dimë se si dikush njihet si shtet i pavarur, e ky nuk është rast i tillë. Këtu flitet për sigurimin e përfaqësimit të Kosovës në raport me shtetet e pavarura” ka përfunduar Stefanoviç.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)