Stefanoviç nxit serbët për dhunë
Beograd, 8 gusht - Shefi i ekipit negociator të Serbisë, Borisllav Stefanoviç pret që serbët e veriut, të marrin vendimin e duhur në takimin që zhvillojnë sot, takim ky që pason marrëveshjen e arritur mes KFOR-it, Prishtinës e Beogradit.
Unë shpresoj se ata do të marrin vendimin e duhur që i përgjigjet edhe interesit të shtetit edhe të qytetarëve. Është me rëndësi që të përmendet se nuk ekziston ndonjë afat për heqjen e barrikadave, nuk është urdhëruar të ndodhë kjo në ndonjë datë specifike. Për këtë arsye duhet shkuar hap pas hapi, tha Stefanoviç.
Stefanoviç së bashku me ministrin serb për Kosovën, Goran Bogdanoviç, kanë negociuar me komandantin e KFOR-it Erhard Byler për heqjen e barrikadave të vendosura nga serbët lokalë pas 25 korrikut, përkatësisht, pas ndërhyrjes së policisë kosovare për kthimin e kontrollit në pikat 1 dhe 31.