Stefanoviç: Nuk është nënshkruar asnjë marrëveshje
Beograd, 25 maj - Shefi i ekipit të Beogradit në dialogun me Prishtinës, Borislav Stefanoviç ka deklaruar se nuk do të nënshkruajë asnjë marrëveshje me përfaqësuesit e ekipit kosovar, por vetëm se marrëveshjet e arritura do të implementohen nga qeveritë, ndërsa do të mbikëqyren nga BE-ja.
Nuk do të nënshkruhet asnjë marrëveshje, por përpos kësaj të gjitha marrëveshjet do të dërgohen në Bruksel, ka thënë Stefanoviç për gazetën Politika, lidhur me paralajmërimet e mediave se mund të nënshkruhet një marrëveshje për lëvizje të lirë para arritjes së përfaqësueses së lartë të BE-së, Catherine Ashton në Beograd dhe Prishtinë.
Sipas tij, ekipet e Beogradit dhe Prishtinës janë afër zgjidhjes së çështjes për lirinë e lëvizjes së qytetarëve të Kosovës dhe Serbisë, por edhe çështjen e kadastrës, dhe çështjet e telekomunikacionit.