09 Janar 2025

Stefanoviç: Nuk do t`i pranojmë të gjitha kushtet për Kosovën

Beograd, 13 mars - Shefi i ekipit negociator serb në dialogun me Prishtinën Borislav Stefanoviç ka deklaruar se Serbisë nuk do t`i vihen kushte shtesë në rrugën e saj drejt anëtarësit në BE.

Në një intervistë për gazetën serbe “Veçernje Novosti\", Stefanoviç ka deklaruar se ka kushte të cilat nuk do t`i pranonin edhe pse qarkullojnë zëra se në BE ekziston bindja se Kosova është e pavarur dhe se e tillë duhet të njihet edhe nga Serbia.

“Vetë BE nuk mund të ketë këtë qëndrim sepse pesë shtete nuk e kanë njohur Kosovën . Politika jonë është të zgjidhim problemet e të mos rrezikojmë interesat shtetërore e kombëtare\", ka thënë Stefanoviç.

I pyetur nëse do të shpallen zgjedhjet parlamentare në Kosovë, Stefanoviç ka thënë për këtë vendosin organet kompetente në momentin e duhur. \"Duhet të vlerësohen rrethanat politike. Disa vende të fuqishme mendojnë se ato nuk duhet të mbahen , por Serbia ka interesat e veta në Kosovë. Duhet të gjejmë mënyrë për të redaktuar Kushtetutën tonë dhe Rezolutën 1244\", ka thënë Stefanoviç.

I pyetur se si do të bëhet që marrëveshjet me Prishtinën të respektohen, ai ka thënë se shpreson se gjatë ditëve të mëtejshme të fillohet me zbatimin e marrëveshjeve dhe më shumë kohë sipas tij duhet për formimin e vendkalimeve të përbashkëta administrative.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)