10 Janar 2025

Stefanoviç: Negociatat më Kosovën do t`i vazhdoj qeveria e re

Beograd, 9 prill - Shefi i ekipit negociator serb për bisedime me Kosovën, Borislav Stafanoviç ka thënë se negociatat për Kosovën do t`i vazhdoj qeveria e re.

\"Kjo do të thotë se në verë do të ketë një dialog mes Kosovës dhe Serbisë”, është shprehur ai, ndërsa ka shtuar se deri atëherë duhet të vijojë implementimi i marrëveshjeve të arritura.

Ai thekson se qeveria e re do të ketë legjitimitet të plotë për të përcaktuar se kush dhe në cilën mënyrë do ta vazhdoj dialogun.

“Por, është e sigurt se kushdo që e formon qeverinë pas zgjedhjeve do ta kuptojë se ky është një prej proceseve më të rëndësishme që duhet të vazhduar.\"

\"Unë jam i bindur se votuesit do ta japin përsëri besimin për Partinë Demokratike, që ne të formojë qeverinë dhe të vazhdojmë ta udhëheqim këtë proces në mënyrën më të mirë të mundshme”, tha Stefanoviç për Vecernje Novosti.

Negociatat, sipas tij, pavarësisht provokimeve që vijnë nga Prishtina, janë e vetmja mënyrë për të arritur deri te një zgjidhje.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)