Stefanoviç: Në vjeshtë bisedohet për ndarjen e Kosovës
Beograd, 18 korrik - Shefi i ekipit negociator serb, Borko Stefanoviç ka deklaruar se një nga temat e bisedimeve mes Beogradit dhe Prishtinës në vjeshtë do të jetë prezenca e Prishtinës në iniciativat rajonale.
Sipas tij, Beogradi është i gatshëm të pranojë, që të dëgjohet "zëri i Prishtinës" në iniciativat rajonale.
Por në këtë drejtim, ai ka shtuar se Beogradi do të kërkojë që të sigurohet përfaqësim i asimitrik, sepse sipas tij Kosova nuk mund të jetë vrimë në Ballkan.
Stefanoviç, tha se edhe ndarja Kosovës mund të jetë një nga temat. "Askush nuk ka thënë të mos diskutohet për këtë", thotë Stefanoviç.