Stefanoviç: Në Serbi as me pasaporta as me targa të Kosovës
Beograd, 4 korrik - Dy ditë pas nënshkrimit të tri marrëveshjeve të para mes Kosovës e Serbisë, udhëheqësi i delegacionit të Serbisë, Borko Stefanoviç deklaroi se nëpër rrugët e Serbisë nuk do të ketë makina me targa të së ashtuquajturës Republikë e Kosovës.
Stefanoviç ripërsëriti më tej se Serbia nuk do ta njohë kurrë Kosovën si shtet më vete duke informuar se marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel nuk ndryshojnë këtë qëndrim të palëkundur të Serbisë.
Duke folur për gazetën serbe Veçernje novosti, Stefanoviç theksoi se marrëveshja e nënshkruar në Bruksel me Prishtinën do të lehtësojë jetën e përditshme të popullit serb në Kosovë, por asesi nuk nënkupton njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Ai shpjegon se përdorimi i pasaportave kombëtare të Kosovës në Serbi, një zgjidhje e dhënë në tryezë nga delegacioni i Kosovës, nuk u kaluan në bisedime.
Me marrëveshjen për lëvizjen e lirë, Stefanoviç bën me dije se Qytetarët e Kosovës që hyjnë në kufirin serb me makina me targën e Kosovës e të pajisur vetëm me pasaportat e Kosovës, nuk do të lejohen të rrugëtojnë më tej me këtë dokumentacion, por do tu duhet të marrin një karton identifikues për të vazhduar më tej si dhe të marrin targa të përkohshme.
Sipas Stefanoviç targat e UNMIK-ut me singlën KS nuk do të pengohen të kalojnë kufirin drejt Serbisë.