29 Prill 2024

Stefanoviç në Londër, takime rreth Kosovës

Londër, 11 korrik - Shefi i delegacionit të Serbisë në bisedimet me Kosovën, Borisllav Stefanoviç, do të bisedojë sot në Londër me përfaqësues të Zyrës së Jashtme, në lidhje me dialogun Prishtinë-Beograd dhe marrëveshjet e arritura deri më tani.

Sipas Qeverisë së Serbisë, temë e diskutimit do të jetë edhe “mënyrat për stabilizimin e situatës në Kosovë”.

Stefanoviç, gjithashtu do të takohet edhe me ministrin britanik për Evropën, Dejvid Lidington.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)