Stefanoviç: Marrëveshjet me Kosovën mund të anulohen
Beograd, 3 korrik - Shefi i ekipit negociator të Serbisë në dialog me Kosovën, Borisllav Stefanoviç ka deklaruar se të gjitha marrëveshjet e arritura në Bruksel janë arritur duke respektuar Kushtetutën.
Në një intervistë për Tanjug, Stefanoviç ka shtuar se asgjë e fshehtë nuk është arritur në Bruksel dhe se qeveria e re mund t`i anuloj marrëveshjet, në rast se tregohen se janë kundër interesave kombëtare.
Unë i ftoj, se në rast se vlerësojnë se marrëveshjet janë në dëm të interesit kombëtar, në rast se janë në kundërshtim me Kushtetutën, është absolutisht e pa logjikshme që edhe më tej të jenë në fuqi dhe se qeveria e re e Serbisë me iniciativën e Nikolliç, mund t`i anuloj."
"Nuk ekziston asnjë marrëveshje e arritur në Bruksel dhe që qeveria e Serbisë nuk e ka miratuar me udhëzimet e saj, ka thënë Stefanoviç ndërsa ka shtuar se të gjitha marrëveshjet janë verifikuar nga qeveria dhe i janë kaluar Kuvendit.
Po ashtu Stefanoviç ka thënë se të gjitha marrëveshje në detaje i janë dorëzuar serbëve në Kosovë.
Dua të përsëris se katër herë i kemi ftuar zyrtarisht serbët nga veriu i Kosovës që të jenë pjesë e ekipit negociator, e që ata e kanë refuzuar. I citoj çfarë kanë thënë ata: Nuk duam të marrim pjesë në ekip që merret me punë të ndyra. Tani e kanë mundësinë që të përfshihen prapë në ekip, ka theksuar Stefanoviç.