29 Dhjetor 2024

Stefanoviç kundër kërkesave të serbëve të veriut të Kosovës

Beograd, 21 tetor - Negociatori serb në bisedimet me Prishtinën Borko Stefanoviç i ka cilësuar si të parealizushme shumicën e kërkesave të cilat janë parashtruar nga kryetarët ilegalë të komunave veriore.

Ai ka thënë se është e pamundshme që të ketë bisedime me Kosovën nën mbikqyrjen e Këshilli i Sigurimit.

“Shumë prej kërkesave të bërë në atë mbledhje janë jo-reale dhe paraqesin qëndrime politikë të Partisë Demokratike të Serbisë, dhe të Partisë Përparimtare Serbe. Ata duhet të mendojnë se si të mundësohet furnizimi i KFOR-it që do të zvogëlonte tensionet. Zgjidhja për Jarinën dhe Bërnjakun është afër”, ka thënë Stefanoviç.

Ai tha se Serbia nuk mund të fitojë duke e çuar çështjen në Këshillin e Sigurimit për shkak të vetos së shteteve që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)