17 Maj 2024

Stefanoviç kërkoi zbatimin e marrëveshjeve me Kosovën

Beograd, 12 nëntor - Shefi i delegacionit të Serbisë në bisedimet me Kosovën, Borislav Stefanoviç, ka deklaruar se marrëveshjet e arritura me Prishtinën, nuk janë kundër interesave të serbëve të Kosovës dhe se të gjitha organet shtetërore, në secilin nivel, duhet t`i zbatojnë vendimet e shtetit të tyre.

Këto komente u bënë pasi përfaqësues të serbëve nga institucionet paralele, në pjesën veriore të Kosovës, kanë thënë se marrëveshjet ndërmjet Beogradit e Prishtinës, janë në kundërshtim me interesat e popullit serb dhe se nuk do të lejohet zbatimi i tyre në katër komuna në veri.

\"Ne si shtet kemi pamundësuar çfarëdo lëvizje, e cila do ta shkelte Kushtetutën tonë ose do ta vërtetonte të ashtuquajturën shtetësi të Kosovës. Të gjitha të tjerat, janë interpretime të subjekteve të caktuara politike nga veriu i Kosovës, që në këtë moment Kanë qëllime të këqija dhe të dëmshme për interesin shtetëror të Serbisë\", tha Stefanoviç.

Ndërkohë mediat serbe kanë bërë publike një pjesë të deklaratës për Kosovën në të cilën theksohet se Beogradi synon të rregullojë marrëdhëniet me Prishtinën.

Sipas kësaj deklarate, Kuvendi mbështet bisedimet që po zhvillohen me institucionet e përkohshme të Prishtinës, por në vazhdimin e bisedimeve, kërkohet të gjenden zgjidhje reale në përpikmëri me kushtetutën e Serbisë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)