18 Maj 2024

Stefanovic: Jo dialig pa u bindur serbët e Kosovës

Beograd, 16 nëntor - Shefi i ekipit negociator të Serbisë, Borisllav Stefanovic, u ka bërë thirrje kryetarëve të komunave paralele në veri të Kosovës, që të mërkurën të shkojnë në Beograd për të biseduar lidhur me pikëkalimet kufitare dhe çështjet tjera që pritet të bisedohen me Prishtinën gjatë vazhdimit të dialogut.

Mediet serbe shkruajnë se Stefanovic u ka bërë këtë ftesë atyre në mënyrë që t’u tregojë për të gjitha që janë folur dhe për opsionet e mundshme për të ardhmen. Stefanovic dëshiron t’i bindë liderët e serbëve të veriut, për vazhdimin e negociatave dhe moskundërshtimin e tyre për implementimin e marrëveshjeve të mëhershme në Bruksel.

Pikat kyç të këtij debati, do të jetë propozimi mbi menaxhimin e integruar të pikave kufitare në veri, të cili propozon menaxhim të përbashkët të kufirit në veri nga të dyja palët, të cilën gjë e kanë kundërshtuar fuqishëm serbo-veriorët, shton ky burim.

“Pritet një debat shumë i ashpër mes tyre, pasi që Stefanovic nuk respektohet nga kryetarët e komunave serbe në veri. Serbët atje mendojnë se Stefanovic po i tradhton përmes dialogut me Prishtinën”, tha ky burim. Sipas të njëjtit, kryetarët e komunave e kanë pranuar ftesën, porse ata nuk do të shkojnë të mërkurën, por të enjten.

“Saktësisht takimi do të zhvillohet të enjten në Qeverinë e Serbisë, në orën 11:00 paradite, por nga i cili takim nuk po presim rezultate të mira”, tha ai. Me rëndësi për Serbinë është që para se të rifillojë dialogu me Prishtinën, të merren vesh me serbët e veriut, për ata që ata e mendojnë dhe e pranojnë, sepse në të kundërtën prapë do të ketë probleme që do shfaqin pengesë në realizimin e marrëveshjeve, tha ky burim.

Nga ana tjetër, Krstimir Pantic, kryetar i komunës paralele të Mitrovicës, tha për “Zëri”, se ai bashkë me kolegët e tij e me banorët e veriut kurrë nuk do të pranojnë një zgjidhje të tillë, për pikat kufi tare.

“Kjo do të thotë vendosja e doganierëve shqiptarë aty, e këtë ne nuk e pranojmë”, tha Pantic. Kurse lidhur me ftesën e Stefanoviqit, ai tha se e ka pranuar atë, porse kjo nuk do të thotë, se do të pranojnë edhe ato që do të thuhen në atë takim.

Oliver Ivanovic, i ashtuquajturi sekretar për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, thotë se vërtet është e vështirë që për veriun të pranohen marrëveshjet e deritanishme, sepse janë të papranueshme. Andaj edhe, sipas Ivanovic, derisa është kështu situata, nuk besohet se edhe dialogu mes Prishtinës e Beogradi do të nisë ashtu siç është hënë nëpër media 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)