Stefanoviç: Jeta e serbëve, çështje kryesore në bisedime
Beograd, 7 mars - Kreu i ekipit serb për bisedimet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Borisllav Stefanoviç, ka vlerësuar se dialogu mes dy palëve do të zgjasë aq sa është e nevojshme për zgjidhjen e çështjeve që kanë të bëjnë me jetën e qytetarëve serbë në Kosovë.
Stefanoviç, duke folur për mediat serbe, tha se në rend të ditës fillimisht do të jenë çështjet rreth telekomunikacionit, komunikacionit ajror si dhe vulat e Doganave të Kosovës.
"Ky rend dite nuk do të thotë se nuk do t`iu nënshtrohet ndryshimeve apo plotësimeve të mëtejshme", ka thënë Stefanoviç.