Stefanoviç: Ekipi negociues po i përmbahet Kushtetutës serbe
Beograd, 27 prill - Shefi i ekipit negociues të Beogradit me Prishtinën, Borislav Stefanovic ka thënë se qëllimi i këtyre negociatave nuk është dhe nuk do të jetë njohja e pavarësisë së Kosovës.
Gjatë fjalës së tij në Parlamentin e Serbisë, ku po debatohet për Kosovën, duke u përgjigjur pyetjes së deputetëve, Stefanovic ka thënë ekipi negociues serb i përmbahet Kushtetutës së Serbisë dhe gjithë rezolutave parlamentare, ku qëndron se Kosova është pjesë e Serbisë.
Patjetër duhet të jetë e qartë se në asnjë mënyrë, dhe as që duam apo mundemi, e as nuk dëshirojmë, nuk është qëllimi i negociatave njohja e pavarësisë kosovare, ka thënë Stefanovic, raportoi Tanjug.
Sipas tij, negociatat udhëhiqen për të zgjidhur problemet e qytetarëve dhe se për Serbinë këto negociata janë proces për zgjidhje konkrete, ndërsa secila çështja përmban edhe çështjen e statusit.
Stefanovic ka përsëritur se qëndrimi i Beogradit dhe Prishtinës rreth çështjes së statusit janë diametralisht të kundërta.