25 Dhjetor 2024

Stefanoviç: Do të bisedojmë për veriun e Kosovës

Beograd, 18 maj - Shefi i ekipit serb Borko Stefanoviç ka deklaruar se Beogradi është i gatshëm të bisedojë për çdo temë.

“Për ne nuk ekziston ndarja artificiale rreth temave më pak dhe më shumë të rëndësishme, politike apo teknike, gjë që është një kufizim terminologjik të cilin Prishtina e shfrytëzon për t`iu shmangur përballjes me realitetin dhe domosdoshmërinë që disa çështje të zgjidhen”, tha Stefanoviç për “Veçernje novosti”.

Duke iu referuar propozimit të zëvendëskryeministrit serb Ivica Daçiç për ndarjen e Kosovës, Stefanoviç tha se ai këtë ide apo propozim e ka paraqitur si lider i partisë politike. Por ai shtoi se qëndrimi i Serbisë është i qartë se është e gatshme të bisedojë, deri në implementimin e një marrëveshjeje për cilëndo temë.

Stefanoviç ka deklaruar se rreth ndarjes së Kosovës, në Prishtinë në këtë moment nuk janë të gatshëm të hapin këtë temë. Por ai shprehet i sigurt se do të bisedohet për veriun e Kosovës, që sipas tij, “është faktor kyç për zgjidhjen e problemit të Kosovës”.

“Problemi i veriut nuk do të zhduket. Ai duhet të rregullohet vetëm ashtu siç mundet, nëpërmes marrëveshjes sonë. Nëse pala kosovare vazhdon të mohojë këtë realitet, kjo nuk do të ndihmojë në zgjidhjen e problemeve në terren” theksoi Stefanoviç.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)