27 Dhjetor 2024

Stefanoviç dhe Bogdanoviç hyjnë sërish ilegalisht në Kosovë

Prishtinë, 2 gusht - Kreu i delegacionit serb në bisedimet me Kosovën Borisllav Stefanoviç dhe ministri për Kosovën në qeverinë serbe Goran Bogdanoviç nuk kanë ngurruar të hyjnë sërish ilegalisht në Kosovë.

Sipas agjensisë së lajmeve Beta dy zyrtarët serbë janë parë rreth orës 23:30 të natës së mbrëmshme në territorin e Kosovës të shoqëruar nga shumë serbë dhe po u prijnë bllokadave dhe aksioneve të tyre.

Sipas Beta, ata kanë shfrytëzuar rrugë dytësore ndërsa pritet të takohen me komandantin e KFOR-it, Erhard Byhler.

Gjatë ditës së djeshme ky i fundit nuk ka pranuar të takohet me arsyetimin se \"nuk takohet me zyrtarë që hyjnë ilegalisht në Kosovë\"

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)