18 Maj 2024

Stefanoviç: Bisedimet vazhdojnë nga fundi i nëntorit

Beograd, 15 nëntor - Shefi i delegacionit serb në bisedimet me Kosovën, Borisllav Stefanoviç ka deklaruar se data e takimit të radhës me delegacionin e Kosovës nuk është përcaktuar ende, por është shprehur i sigurt se takimi do të mbahet deri në fund të nëntorit, raporton agjencia serbe e lajmeve, Beta.

Pas paralajmërimeve në mediat kosovare se i dërguari i BE-së për ndërmjetësim në këtë dialog, Robert Kuper ka thirrur takimin e radhës për të premten, Stefanoviç ka deklaruar se “data e takimit të radhës varet nga shumë çështje”.

Sipas tij, Prishtina në vazhdimësi luan me datat e takimit. Ai thotë se nuk sheh dobi nga mbajtja e shpejtë e takimeve dhe lajmërimit të opinionit dhe mediave se do të mbahet këtë apo atë datë.

“Jemi në rrugë të mirë që të arrijmë marrëveshje për vendkalimet (kufitare) dhe që organet shtetërore të Serbisë ta thonë qëndrimin e vet në lidhje me këtë”, është shprehur Stefanoviç.

Ai i ka ftuar përfaqësuesit serbë, të cilët mbajnë poste paralele të kryetarëve të komunave në veri të Kosovës që të mërkurën të shkojnë në Beograd për të biseduar me autoritetet qeveritare atje në lidhje me bisedimet që do zhvillohen në Bruksel për vendkalimet kufitare, të cilat Stefanoviç i ka cilësuar si administrative.

Dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit po ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian. Ky proces ka si qëllim vendosjen e një bashkëpunimi dhe uljen e tensioneve ndërmjet dyja vendeve fqinje, të cilat pretendojnë integrimet evropiane.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)