29 Dhjetor 2024

Stefanoviç: Bërnjaku dhe Jarina, temë bisedimesh me Kuperin

Beograd, 6 tetor - Vendkalimet kufitare Bërnjak dhe Jarinë janë një prej arsyeve kryesore të vizitës së ndërmjetësit të Bashkimit Evropian, Robert Kuper, në Beograd dhe Prishtinë, ka deklaruar shefi i delegacionit serb në bisedime, Borisllav Stefanoviç.

Në një prononcim për agjencinë serbe të lajmeve Beta, Stefanoviç ka thënë se “ardhja e Kuperit do të jetë një mundësi për të diskutuar propozimet që ia kemi drejtuar bashkësisë ndërkombëtare, për mënyrën e zgjidhjes së situatës në vendkalime”.

“Do të bisedojmë se si të zgjidhet kriza me opsione dhe modalitete konkrete por, nuk duhet pritur që zgjidhja të gjendet që nesër, ky është një proces, i cili tani do të ketë një dinamikë më të shtuar”, ka thënë Stefanoviç.

Kuper pritet që të mbërrijë sot Beograd ndërsa më pas ai do të vizitojë edhe Prishtinën.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)