07 Maj 2024

Stefanoviç: Afër zgjidhjes për Jarinjë dhe Bërnjak

Beogradë, 4 nëntor - Beogradi së shpejti do të rinisë dialogun me Prishtinën, që do të thotë se jemi relativisht afër zgjidhjes për pikëkalimet kufitare, ka thënë shefi i ekipit serb për bisedime me Prishtinën, Borislav Stefanoviç.

Zgjidhja për Bërnjak dhe Jarinjë është afër, por ajo nuk do të jetë ideale, ka thënë Stefanovic për mediat gjermane

\"Ne jemi duke kërkuar një zgjidhje politike për të Jarinjë dhe Bërnjak dhe kërkojnë vazhdimin e zgjidhjes së problemeve nëpërmjet dialogut me Prishtinën, gjë që do të fillojë shumë shpejt, mu për faktin se jemi relativisht afër zgjidhjeve për këto dy pikëkalime\", ka thënë Stefanovic.

\"Serbët në barrikada e dinë se Serbia i mbështetë në protesta paqësore. Ata e dinë se ne jemi në kërkim të zgjidhjes dhe ata e dinë se zgjidhja do të jetë e tillë që në masën më të madhe do të përputhet me interesat tona, me Rezolutën 1244, Kushtetutën tonë dhe ligjin tonë\", shton Stefanovic, transmeton Tanjug.

Ai ka mohuar zërat se Serbisë i është thënë se nëse nuk i ndërpretë strukturat paralele në Kosovë, për aq mjete sa ndahen për mbajtjen e tyre në vit, për aq do të zvogëlohet kësti i ndihmave nga BE. Ndërsa, kur është fjala te UNMIK-u, ai i çmon takimet me shefin Farid Zarif.

\"Me Zarif kam pasur një bisedë të shkëlqyer. Është e rëndësishme që të kemi ndërveprim me UNMIK-un dhe ai mund të na jap vlerësimin e duhur politik dhe ligjor për zgjidhjen që do ta bëjmë e do ta ofrojmë”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)