14 Maj 2024

Standard and Poor's: Putini, frenim për rritjen ekonomike

Moskë, 28 shtator - Agjencia e vlerësimit financiar Standard and Poor's theksoi sot se kthimi pothuaj i sigurt i Vladimir Putinit në Kremlin në 2012 mund të jetë një frenim për rritjen ekonomike afatgjatë të Rusisë, duke bërë të ditur se kjo nuk do ta ndryshonte aspak vlerësimin e tanishëm për vendin.

"Aktualisht, nuk parashikojmë asnjë ndryshim ekonomik ose fiskal të dukshëm, në masën që kapitalizmi i shtetit rus dhe lidhjet e ngushta mes politikës dhe biznesit do të mbeten sipas të gjitha parashikimeve", shkruan SP në një vlerësim.

"Sidoqoftë mendojmë se ndryshimi i roleve dhe i personave mund ta vështirësojë detyrën për Rusinë në sfida të tilla si forcimi i rritjes ekonomike afatgjatë nga përmirësimi i klimës së biznesit, nga konkurrenca dhe infrastruktura të prodhimit", shton agjencia", shton agjencia.

Të shtunën, presidenti Dmitri Medvedev dhe Putini njoftuan se ky i fundit do të jetë kandidat për zgjedhjet presidenciale ruse gjatë votimit të marsit 2012. Sipas këtij skenari, Medvedev do të marrë postin e kryeministrit.

Sipas shtypit dhe shumë analistëve, kjo do të thotë në të vërtetë një kthim në pushtet të Putinit (president nga 2000 deri në 2008) deri në 2024 (dy mandate gjashtë vjeçare).

SP shqetësohet veçanërisht për largimin nga qeveria të ministrit të Financave Aleksei Kudrin, i detyruar dje nga presidenti të jepte dorëheqjen pasi ka deklaruar publikisht refuzimin për të marrë pjesë në një qeveri të drejtuar nga Medvedevi, të cilin e cilëson si shumë dorëlëshuar.

"Përpjekjet për konsolidimin e financave publike, pas shpenzimeve të mëdha të bëra gjatë krizës së fundit ekonomike, mund të vështirësohen me dorëheqjen e Kudrinit", thekson agjencia.

Kudrin ka qenë për 11 vjet kryekontrollori i shpenzimeve buxhetore në Rusi dhe një nga zyrtarët e paktë që mund të siguronte investitorët e huaj.

SP e mbajti të pandryshuar vlerësimin e Rusisë në "BBB" dhe perspektivën e saj të qëndrueshme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)