Stafanoviç: Nuk lejojmë që shteti i Serbisë të dëbohet nga Kosova

Beograd, 11 gusht - Shefi i ekipit negociues serb për bisedime me Kosovën Borislav Stefanoviç, ka thënë se askush nuk mund ti lëvizë ata nga veriu.
Në një intervistë për Blic ai ka deklaruar se kriza ka përfunduar dhe se do hyjnë në dialog në Bruksel.
Besoj se do tia dalim të zgjidhim problemin e vulave doganore edhe pse kjo është çështje krejtësisht e ndarë nga vendkalimet. Kjo është vija jonë e kuqe. Nuk mund të lejojmë që Prishtina të vendosë institucione në veri e as që shteti i Serbisë të dëbohet nga Kosova ka thënë për Stefanoviç.