10 Janar 2025

Spindelegger: Kufijtë Kosovë-Serbi janë të përcaktuar

New York, 27 shtator - Ministri i jashtëm i Austrisë, Michael Spindelegger, ka thënë se vendi i tij nuk pret që Serbia ta njohë Kosovën tani, por “të zgjidhen çështjet që kanë të bëjnë me jetën e përditshme”.

Spindelegger i ka bërë këto komente gjatë takimit me ministrin e Jashtëm serb, Ivan Mërkiq, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Duke komentuar idenë për ndarjen e Kosovës, kryediplomati austriak ka thënë se “tema e kufijve të rinj nuk është në rendin e ditës”.

“Kufijtë janë të përcaktuar dhe tani është e rëndësishme që brenda atyre kufijve të arrihet deri te një zgjidhje e pranueshme për të dy popujt”, ka thënë Spindelegger.

Ditë më parë, kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se ndarja e Kosovës “është zgjidhja e vetme reale”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)