SPD-ja gjermane pranon Merkelin kancelare
Berlin, 15 dhjetor - Partia Socialdemokrate gjermane (SPD) deklaroi se anëtarët e saj kishin pranuar, me një referendum të brendshëm, që të kishte një koalicion qeverisës me konservatorët, duke i dhënë kështu Angela Merkelit mandatin e tretë si kancelare.
Drejtuesit e SPD-së deklaruan se rreth 76 për qind e votuesve kishin votuar pozitivisht, në referendumin e kryer mes anëtarëve të sajë që ishin rreth 470 000.
Ky rezultat i jap fund bisedimeve të gjata dhe të vështira për të krijuar një qeveri me koalicion të gjerë nën autoritetin e kancelares konservatore, e cila kryesoi dukshëm zgjedhjet legjislative të datës 22 shtator.