11 Janar 2025

Spanjollët sërish në protesta

Madrid, 24 tetor - Mijëra spanjollë kanë protestuar pranë parlamentit në Madrid, në një demonstratë të re kundër shkurtimeve të ashpra dhe masave shtrënguese.

Protesta e së martës në mbrëmje erdhi derisa ligjvënësit po debatonin projekt-buxhetin për vitin 2013, që përfshin masat e krizave, të planifikuar për të kursyer rreth 39 miliardë euro, përfshirë shkurtimet në paga dhe rritjen e taksave.

Protestuesit thonë se masat do të thellojnë mjerimin e mëtejshëm për njerëzit e zakonshëm, ndërsa politikanët, bankierët dhe spekulatorët mbesin të pandëshkuar.

Buxheti pritet të miratohet nga parlamenti, ku konservatorët e  kryeministrit Mariano Rajoy e kanë shumicën.

Spanja deri tash ia ka dalë që të shmangë aplikimin për një plan të plotë ndërkombëtar shpëtimi, si ata që  janë marrë nga Greqia, Portugalia dhe Irlanda.

Pothuajse 25 për qind e spanjollëve janë të papunë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)