09 Janar 2025

Spanjë, protesta kundër ligjeve të reja ekonomike

Madrid, 28 shkurt - Mijëra spanjollë kanë protestuar ndaj reformave të reja në ligjshmërinë ekonomike të vendit.

Protesta janë zhvilluar në disa qytete të Spanjës, por në Madrid pati një protestë masive, kur morën pjesë qindra mijëra persona.

Njoftohet edhe për përleshjes me policëve dhe protestuesve dhe raportohet për disa persona të arrestuar.

Bëhet e ditur se një sasi e monedhave të arit dhe argjendtit nga një anije e fundosur spanjolle, ka arritur në Spanjë, pas pesë vitesh të një procesi gjyqësor lidhur me çështje të pronësisë. Llogaritet se vlera e monedhave është 500 milionë dollarë.

Ky thesar arriti dje në një bazë ushtarake afër Madridit, me dy aeroplanë ushtarakë transportues.

Firma e Shteteve të Bashkuara, Odyssey Marine Exploration, e ka gjetur këtë thesar prej 17 tonelatave, në mbeturinat e bregdetit të Atlantikut në Portugali, në vitin 2007.

Por, një gjyqtar federal i Shteteve të Bashkuara aktualisht ka urdhëruar që firma Odyssey t’ia dorëzoj Spanjës thesarin.

Kjo është disfata e fundit juridike e kësaj kompanie gjatë një vargu të proceseve. Të 594 mijë monedhat dhe artifaktet e tjera besohet se janë gjetur në anijen Nuestra Senora de las Mercedes, që ishte fundosur nga një luftanije britanike në vitin 1804.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)