Spanjë, grevë kundër masave anti-krizë
Madrid, 29 mars - Sindikatat spanjolle po mbajnë një grevë të përgjithshme për të protestuar kundër reformave laburiste që qeveria e re mendon se do të ndihmojnë në uljen e papunësisë.
Trafiku rrugor, ajror dhe ai hekurudhor janë prekur nga greva, me fluturimet e brendshme dhe ndërkombëtare që janë reduktuar ndjeshëm krahasuar me volumin e tyre të punës.
Qeveria konservatore e Mariano Rajoy do të publikojë të premten masat anti-krizë që do të kursejnë dhjetra miliardë euro. Greva e sotme është sfida e parë e rëndësishme e qeverisë spanjolle që kur mori detyrën.
Me kuotën më të lartë të papunësisë në BE, Spanja është nën presion për të reduktuar defiçitin e saj buxhetor dhe të vërë nën kontroll financat e saj publike.