23 Dhjetor 2024

Spanja: Serbia e di që e ka humbur Kosovën

Madrid, 17 dhjetor - Ish-ministri i Jashtëm spanjoll, Miguel Angel Moartinos ka deklaruar në vitin 2009 se serbët janë të vetëdijshëm për faktin se e kanë humbur Kosovën, por u duhet kohë për ta pranuar.

Deklarata në fjalë, e publikuar në faqen Wikileaks, është bërë nga Moratinos gjatë një takimi me sekretaren amerikane të Shtetit, Hillary Clinton.

“Serbët e dinë se Kosova është e pavarur dhe dëshirojnë të fillojnë një faqe të re, por u nevojitet kohë për ta pranuar këtë fakt dhe të ruajnë autoritetin”, ka pohuar Moratinos.

Takimi në fjalë mes dy shefave të diplomacive është bërë më 14 dhjetor të vitit të kaluar. Spanja është një nga pesë vendet e BE që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)