Spanja nuk do të njehë as pavarësinë e Krimesë e as të Kosovës
Madrid, 23 mars - Zv/ministri i jashtëm i Spanjës ka thënë se vendi i tij nuk do ta njohë pavarësinë e Krimesë.
Inigo Mendez Vigo, gjatë një prononcimi për mediat spanjolle, ka deklaruar se është vendosur që shpallja e njëanshme e pavarësisë nga kushdo qoftë, nuk do të njihet nga Spanja. Ai tha se BE duhet ta mbrojë Krimenë dhe ta dënojë aktin e aneksimit të saj nga Rusia. Ai gjithashtu tha se BE ka nevojë për Rusinë.