18 Maj 2024

Spanja mund ta njohë Kosovën

Prishtinë, 21 nëntor - Pas zgjedhjeve spanjolle, në të cilat ka fituar partia e djathtë e qendrës, Partia Popullore e Mariano Rajoy, Spanja mund ta njohë Kosovën.

Ignacio Mollina, analist i lartë për Evropën në Institutin Mbretëror Eclano, organizatë e njohur për studime në marrëdhëniet ndërkombëtare, shpjegon se kishte disa arsye për refuzimin spanjoll.

Ditë më parë, në një bisedë për Gazetën JNK, Mollina kishte vlerësuar se zgjedhjet mund të ndryshojnë  qëndrimin spanjoll, transmetojnë mediat kosovare.

Së pari, deklarata e pavarësisë së Kosovës ishte ndërlidhur me kohën e zgjedhjeve parlamentare të kaluara në Spanjë, pastaj Madridi kishte problem në vazhdimësi pasi ishte deklaruar se ndërhyrja e aleatëve në Irak më 2003 ishte kundër të drejtës ndërkombëtare, problemet me nacionalizmin në rajonet katalunase dhe baske si dhe negociatat e Qeverisë me organizatën separatiste ETA.

\"Rol kanë luajtur edhe lidhjet personale të Ministrit të Jashtëm Miguel Anhel Moratinos (i cili ishte në këtë pozitë deri më 21 tetor 2010) me diplomatët serbë\", tha Mollina për Gazeta JnK ndërsa shtoi se ai ka qenë në fillim të karrierës së tij diplomatike në Serbi.

Mollina, theksoi gjithashtu theksoi se Spanja është më pragmatike me Kosovën pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (ICJ) më 2010. Ai shton se në kuptim afatgjatë, Spanja do ta njohë Kosovën.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)