Spanja e Italia bashkohen për të luftuar krizën ekonomike
Madrid, 3 gusht - Krerët e qeverisë spanjolle dhe italiane, Mariano Rajoy dhe Mario Monti, u angazhuan në Madrid për të punuar së bashku dhe për forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve me qëllim zgjidhjen e situatës së krizës së borxheve që kërcënon zonën euro dhe ka prekur rëndë vendet e tyre.
\"Dy vendet duan të theksojnë bashkëpunimin\", deklaroi Mariano Rajoy.
\"Një zgjidhje nuk mund të gjendet nëse nuk i përmbushim të gjitha përgjegjësitë dhe detyrat tona\", theksoi Monti gjatë një konference të përbashkët për shtyp.