Spanja dhe Kilia kaplohen nga protestat, shkak kriza ekonomike
Madrid, 22 shkurt - Politikat e shtrëngimit të rripit në Spanjë bëri që populli të derdhet nëpër rrugë.
Studentët, të cilët protestuan shkurtimet e bëra në fushën e arsimit në rajonin e Valencës, u përleshën me policinë.
Ndërsa në Kili vazhdojnë protestat e popullit i cili kërkon prioritet për politikat sociale shtetërore.
Ndërkaq rajoni i Valencës që nga fundjava e këtej bëhet skenë e protestave studentore.
Masat e shkurtimit të bëra në fushën e arsimit në kuadër të masave të marra përballë krizës ekonomike bënë që studentët të derdhen nëpër rrugë.
Me qindra protestues, të cilët mbrojnë qëndrimin se ndalimi i shokëve të tyre gjatë protestave të kaluara është i padrejtë, vazhdojnë me protesta duke u organizuar nëpërmjet internetit.
Ndërsa ndërhyrja e policisë ndaj protestuesve është e ashpër.
Një numër i madh i organizatave të shoqërisë civile, akuzon policinë spanjolle për përdorimin e forcës joproporcionale.
Ndërkaq edhe në Kili vazhdojnë protestat e filluara ditën e premte me kërkesën për ti dhënë përparësi politikave sociale shtetërore.
Mes protestuesve kilianë të cilët bllokuan rrugët dhe policisë herë pas here jetohen përleshje të forta.
Populli në protestat e organizuara në kryeqytetin Santiago dhe në rajonin Ajsen kërkon shtimin e investimeve në fushat e arsimit dhe shëndetësisë, në infrastrukturë dhe kërkon të bëhen ndihma për ngrohje.