Spahiu i dorëzoi letrat kredenciale presidentit pakistanez, Zardari
Islamabad, 3 korrik - Ambasadori i Republikës së Kosovës në Turqi, Avni Spahiu, dorëzoi letrat kredenciale si ambasador jorezident i Republikës së Kosovës në Pakistan, presidentit Republikës Islamike të Pakistanit, Asif Ali Zardari.
Para dorëzimit të kredencialeve në pallatin presidencial në Islamabad është organizuar një ceremoni tradicionale me gardë të Presidencës. Pas arritjes para Pallatit Presidencial orkestra ushtarake ka intonuar himnet e dy vendeve.
Ambasadori Spahiu, presidentit Zardari ka përcjell përshëndetjet e presidentes, kryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës dhe ka falënderuar për njohjen e pavarësisë se Kosovë nga Pakistani në muajin dhjetor të vitit të kaluar.
Pas dorëzimit të kredencialeve është mbajtur një takim i shkurtër me presidenti Zerdari. Në takim është biseduar për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve.
Ministria e Punëve të Jashtme gjatë dy viteve të fundit, përveç rritjes së numrit të njohjeve ka punuar intensivisht për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike dhe fuqizimin e bashkëpunimit me të gjitha shtetet që deri më tani e kanë njohur Republikën e Kosovës.