Sot vazhdojnë bisedimet Kosovë-Serbi, Thaçi takohet me Daçiçin
Në takimin e sotem mes kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi dhe atij serb, Ivica Daçiç, pritet të arrihet marrëveshje rreth krijimit të asociacionit të komunave serbe dhe transformimit të strukturave paralele në institucione të Republikës së Kosovës.
Analistët në Kosovë thonë se kompromisi duhet të ekzistojnë nga të dyja palët, por kërkojnë që pala kosovare të mos bëjë lëshime të rrezikshme që asociacionit në fjalë ti lejojë fuqi ekzekutive si dhe pjesëtarëve të strukturale paralele me të kaluar kriminale tu lejohet rekrutimin në institucionet e vendit.
Takimi i 4 Marsit është vlerësuar nga zyrtarët evropianë edhe si takim historik për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
Në këtë takim do të diskutohet për shpërbërjen e strukturave paralele dhe transformimin e tyre, si dhe krijimin e një asociacioni të komunave serbe.