25 Dhjetor 2024

Sot shënohet Dita e Tokës

Prishtinë, 22 prill - Sot është Dita e Tokës, një ngjarje globale që synon të rrisë ndërgjegjësimin për problemet e mjedisit. Ky është viti i 41-të që shënohet Dita e Tokës.

Për herë të parë kjo ditë u mbajt në vitin 1970 në Shtetet e Bashkuara dhe tani shënohet në 192 vende.

Tema e këtij viti është \"Një milionë veprime të gjelbra\", që ka për qëllim t`i nxisë njerëzit që të bëjnë veprime të vogla, por të vazhdueshme, të cilat do të mbrojnë mjedisin.

Në Kosovë Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor bashkë me disa ministri tjera organizon aktivitetin qendror me rastin e 22 Prillit - Ditës së Tokës.

Njëkohësisht Kryetari i Komunës së Prishtinës, Isa Mustafa, në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës së Tokës do të bëjnë hapjen e muajit të luleve si dhe se bashku me ambasadori i SHBA-së, Christopher Dell, do të bëjnë mbëltimin e fidanëve në lagjen “Arbëria”, rruga “Tirana”, afër Stacionit Hekurudhor të Prishtinës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)